Gjatë fjalimit në protestën kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë, është alivanosur Nesrete Kumnova, anëtare e komisionit qeveritar për të pagjeturit. Qytetarët në Gjakovë nuk duan të lejojnë hyrjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë. Në protestën e organizuar sot po merr pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave”. Në protestë, Kumnova ka thënë se “nuk ka dëshmi më të gjallë për krimet e Serbisë në Kosovë se vuajtjet e nënave për fëmijët e tyre”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
