Gjatë vizitës në Amerikë, ministri i Punës, Skënder Reçica, bisedoi me sekretarin e shtetit të Iowa-s

Gjatë vizitës në Amerikë, ministri i Punës, Skënder Reçica, bisedoi me sekretarin e shtetit të Iowa-s

Po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Gjatë vizitës në Amerikë ministri Reçica u takua me Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, z.Paul D.Pate me të cilin diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të shumta nga fusha e punësimit, ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, posaçërisht me shtetin e Iowa-s. Shteti i Iowa-s është një shtet mik i Kosovës dhe tashmë ka filluar inicimi i realizimit të disa programeve për edukim profesional me DMAAC në Iowa, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e fuqisë punëtore të përgatitur me standarde amerikane.

Ministri Reçica falënderoi Sekretarin D.Pate për gjithë ndihmën që ka dhënë SHBA për krijimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Ai einformoi sekretarin e shtetit rreth gjendjes në Kosovë duke theksuar faktin se shteti ynë ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë. Me këtë rast, ai kërkoi nga sekretari D.Pate që të shikohen mundësitë për angazhimin e punëkërkuesve nga Kosova në punësim sezonal ose me kohë të caktuar. Sekretari Pate me këtë rast theksoi se shteti i Iowa-s është i interesuar që të zgjerojë bashkëpunimin me Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Iowa, ministri zhvilloi takime tjera të shumta, si me përfaqësues të Divizionit të Punës së Iowa-s, përfaqësues të DMACC dhe disa organizata që merren me mirëqenie dhe zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe arsim, si “United Way”, “Community Impact” dhe “Greater De Moines Partnership”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …