Gjenerallejtënant Bashkim Jashari viziton JRTC në SHBA – FSK vlerësohet për performancë të shkëlqyer

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur në një takim nga Komandanti i Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC), Gjeneral Brigade Jason A. Curl, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi është mbajtur në Ft. Johnson, Louisiana, ku u vlerësua lartë pjesëmarrja dhe përkushtimi i trupave të FSK-së gjatë rotacionit të trajnimit 25-08 me forcat partnere amerikane. Gjeneral Brigade Curl ka theksuar se pjesëtarët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm dhe gatishmëri të lartë, duke marrë vlerësime të larta për përgatitjen dhe dislokimin e tyre. Nga ana e tij, Gjeneral Jashari ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky trajnim është jetik për ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Largimi i Liburn Aliut trondit Vetëvendosjen: nga “gur themeli” në përplasje me Kurtin

Dorëheqja e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është një dorëheqje …