Gjeneralmajori amerikan i Komandës Evropiane, Çarls Miller, ka zhvilluar sot një bisedë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin në lidhje me mjedisin e sigurisë evropiane, dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’ i japin FSK-së, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. Uashingtoni zyrtar ka rikonfirmuar se qëllimi i mbështetjes së FSK-së është të ndërtojë një forcë mbrojtjes shumetnike, e cila është e aftë të mbrojë integritetin territorial të vendit. Po kjo forcë do të japë kontributin e vet edhe në përpjekjet e sigurisë globale përtej kufijve të saj. Saktësohet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
