Gjermania i kërkon Kurtit të ndalë ndërtimin e urave mbi Ibër, paralajmëron përshkallëzim tensioni

Ambasada gjermane në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë të Kosovës, drejtuar nga Albin Kurti, që të ndalojë ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas ambasadës, këto veprime pa koordinim mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës në veri të vendit. Gjermania i sugjeron Kurtit që të riorientojë burimet publike drejt investimeve në sektorë si shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale, që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Ambasada thekson se Gjermania mbetet e gatshme të ndihmojë Kosovën për të arritur qëllimet sociale dhe ekonomike, duke e konsideruar këtë rrugë si më të qëndrueshme për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …