Gjermania rrit presionin për Asociacionin: Kushtetuesja kyçe për progresin drejt Këshillit të Evropës

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe vazhdon të mbetet në qendër të diskutimeve ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me Gjermaninë që po kërkon hapa konkretë dhe përfshirje të Gjykatës Kushtetuese para çdo zbatimi. Në një përgjigje zyrtare, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, ka theksuar se për Berlinin themelimi i Asociacionit është një detyrim ndërkombëtar i marrë nga Kosova që nga viti 2013. Sipas saj, çdo hap drejt zbatimit duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke e bërë të domosdoshme përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese në procesin e vlerësimit. Ajo ka bërë të ditur se kjo temë diskutohet rregullisht në takimet me Qeverinë e Kosovës, sidomos në kontekst të përpjekjeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, proces që Gjermania e mbështet fuqishëm. Kjo e lidh drejtpërdrejt progresin në dialog me avancimin ndërkombëtar të Kosovës. Ndërkohë, diplomati estonez Aivo Orav, i cili së fundmi përfundoi mandatin si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka kritikuar mungesën e lëvizjes konkrete në këtë drejtim. Ai ka theksuar se qëndrimi i BE-së për dërgimin e draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese ka mbetur i pandryshuar për një kohë të gjatë, por pa prodhuar rezultate konkrete. Sipas Orav, vazhdimi i një qasjeje të tillë pa veprime konkrete nuk i shërben askujt, duke sugjeruar se diplomacia duhet të gjejë forma më efektive për të zhbllokuar procesin.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK paralajmëron vendime të reja politike pas aktgjykimit të Kushtetueses për presidentin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se …