leoni

Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri

Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 45 mijë euro, për t’ua kompensuar bujqve dëmet të shkaktuara nga breshëri më 14 dhe 26 qershor. Ramiz Ramdani nga kjo drejtori, ka thënë se Komuna nuk ka mundësi t’ua kompensojë shumën e kërkuar, andaj i janë drejtuar ministrisë përkatëse. Ai theksoi se menjëherë pas rënies së breshrit, ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmet janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së Bujqësisë. Ramadani shpreson se kjo kërkesë do të merret parasysh, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujqve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …