Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan të premtën ka kremtuar ditën e shkollës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, drejtori komunal i Arsimit, z. Besnik Hulaj dhe zyrtarë të tjerë.
Kryetari Ramosaj në postimin e tij në facebook ka shkruar:
“Sot pata kënaqësinë e veçantë që së bashku me kolegë të mirëpriteshim nga drejtori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, z. Hamid Qorraj, me rastin e Ditës së Shkollës – një institucion që ka edukuar breza të tërë me përkushtim, dije dhe vizion.
Në këtë ditë të veçantë, dua të uroj gjithë mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për punën e palodhur dhe kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e fëmijëve tanë. Urime Dita e Shkollës”, ka shkruar kryetari Ramosaj.