Drejtori i të ashtuquajturës
Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia është e
interesuar për rikthimin e vijës ajrore Beograd-Prishtinë, e ndërprerë tash e
16 vjet. Ai ka sqaruar se kjo është çështje komerciale, e cila mund të zgjidhet
me bisedime. Sipas Gjuriqit, çështja e fluturimeve ajrore dallon nga çështja e kontrollit të
shtresës së ultë të hapësirës ajrore. “Çështja e kontrollit mbi shtresën e ultë
është çështje statusore që ka të bëjë me sovranitetin dhe me integritetin
territorial të vendit tonë lidhur me të cilin pozita e Serbisë është përcaktuar
me Kushtetutë, me ligje dhe me rregullore të tjera vendore e ndërkombëtare”, ka
deklaruar Gjuriq, përcjellin mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
