Gjuriq

Gjuriq i fton serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe. Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbwt në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror. Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë. “Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …