leoni

Gjuriq

Gjuriq sërish lejohet të vizitohet Kosovën

Institucionet e Kosovës sërish i kanë dhënë leje për vizitë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe zyrtarëve të tjerë serbë. Gjuriq ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në përurimin solemn të përmendores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës, për të cilin më parë institucionet e Kosovës thoshin se është ilegale. Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka shtuar aktivitetin e tij kundër sovranitetit të Kosovës si asnjëherë më parë. Ai ka marrë pjesë në përurimin e ndërtimit të kolonisë ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan, madje edhe ka shkuar në Moskë për të kërkuar mbështetje. Zyra e tij ka qenë shkaku kryesor për dështimin e privatizimit të Brezovicës, meqë i ka nisur një sërë letrash kërcënuese investitorëve të huaj. Qeveria e Kosovës nuk e ka shpallur atë person non-grata, anipse ai po punon hapur kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …