Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha

Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri. Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, është i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend. Deputeti i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për mediat u shpreh kjo është një ditë e mirë për demokratët. “Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh. E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përçarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …