PD

Gjykata e Apelit ka argumentuar vendimin për t’ia dhënë vulën e partisë kryetarit të PD-së, Sali Berisha

Gjykata e Apelit, në Tiranë,  ka argumentuar vendimin për t’ia dhënë vulën e partisë kryetarit të PD-së,  Sali Berisha. Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH-së, Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimnarrëse në procesin zgjedhor.  PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje. Nga këto akte provuese, provohet se  Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit,  pasi është njohur dorëheqja e tij në vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …