Gjykata e Hagës ka marr vendim për zgjatje e paraburgimit të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Këtë vendim, kjo gjykatë e ka marrë në ditën kur vendi ynë po festonte 15 vjetorin e pavarësisë. Një vendim të tillë, kjo gjykatë e ka marrë edhe ndaj drejtuesve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në arsyetimin e këtij vendimi kundër drejtuesve të luftës sonë çlirimtare, thuhet se arsye për këtë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të njëjta; rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë e mundësia e arratisjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
