Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratuara nga Qeveria, por që janë dërguar në Kushtetuese nga opozita

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratura nga Qeveria Kurti e që janë dërguar në Kushtetuese nga partitë opozitare. Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese në procedurë të shyqyrtimit janë ligji për Pagat në Sektorin Publik, ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore. Këto ligje janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare, ndërsa Gjykata Supreme ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 4, paragrafi 2 dhe nenit 438, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …