Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përfillur vendimet e regjimit të Milosheviqit të kohës së okupimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit  të Kosovës ka folur lidhur me  vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pronat e komundës së Deçanit ia ka dhënë Manastirit serb të Deçanit. Kushtetuesja me këtë vendim ka përligjur vendimet pushtuese të Slobodan Milosheviqit, ka saktësuar Konjufca dhe ka kërkuar që në Kuvend të bëhesh shfuqizimi i këtij vendim i të Kushtetueses. Para fillimit të seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se janë kthyer në Kuvend dhe do të marrim pjesë derisa zhvillohen të gjitha pikat tjera pa demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën”. Ai shtoi se Demarkacionin dhe “Zajednicën” nuk do t’i lejojnë në asnjë mënyrë të kalojnë. Mënyra se si do të kundërshtohen tha se do të vendoset dhe shihet në të ardhmen ka thënë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …