leoni

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e një viktime, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është vullnetare dhe në përputhje me të drejtat procedurale. Më 29 prill, Trupi Gjykues rrëzoi dy kërkesa të mbrojtjes: një për të apeluar një urdhër gojor për dorëzimin e shënimeve nga ZPS-ja dhe një tjetër për të kundërshtuar pranimin si provë të një deklarate të mëparshme të një dëshmitari. Mbrojtja njoftoi se deri më 2 qershor do të dorëzojë kërkesë për rrëzimin e akuzave. Ndërkohë, në një proces tjetër për ndikim ndaj dëshmitarëve, Thaçi deklaroi pafajësinë më 15 prill. Gjykata refuzoi edhe një kërkesë të Fadil Fazliut për shtyrje të afatit për apelim, ndërsa për çështjen e Salih Mustafës është caktuar Paneli i Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Dreka zyrtare nga 50 deri në 5000 euro – shpenzimet marramendëse të Kuvendit në vitin 2024

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 3.7 milionë euro gjatë vitit 2024 për 120 deputetët e …