Gjykata Speciale ka autorizuar lirimin me kusht të ish-komandantit të UÇK-së, Haxhi Shala. Sipas komunikatës zyrtare, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 2 shkurt të modifikojë dënimin e Shalës, duke mundësuar lirimin me kusht. Gjykata mori parasysh letërn e Shalës ku shprehte keqardhje për dëmet e shkaktuara, shenjat e tij të rehabilitimit, marrëdhëniet familjare dhe rrjetin shoqëror, që sipas gjykatës tregojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi. Kryetarja Trendafilova vlerësoi se iniciativa ishte e vetëdijshme dhe pa ndihmë ligjore, duke reflektuar distancim të sinqertë nga veprat penale. Gjykata Speciale ka liruar gjithashtu edhe Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të akuzuar për “pengim të dëshmitarëve”. Sipas aktakuzës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe grupet e përmendura – Fazliu, Smakaj dhe Kilaj – janë akuzuar se kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave, duke përfshirë vizita jo të autorizuara në objektet e paraburgimit gjatë vitit 2023. Vendimet për lirimin me kusht pasojnë një periudhë reflektimi dhe vlerësimi të gjykatës mbi sjelljen dhe mundësinë e rehabilitimit të të akuzuarve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
