Gjykata speciale e Hagës dorëzon provat e fundit në rastin e krerëve të UÇK-së, raporte, libra dhe materiale nga Serbia

Gjykata speciale e Hagës ka përmbyllur dorëzimin e të gjitha provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokument thuhet se provat përbëhen nga intervista mediatike, video, libra, si dhe raporte ndërkombëtare dhe nga Serbia, të cilat, sipas prokurorisë, synojnë të dëshmojnë për strukturën organizative dhe qëllimet e supozuara kriminale të UÇK-së dhe të qeverisë së përkohshme të saj. “Eksponatet e propozuara – përfshirë artikuj, intervista, fragmente librash, raporte bashkëkohore ndërkombëtare dhe serbe, dokumente të UÇK-së, harta dhe materiale që lidhen me statusin, vdekjen apo keqtrajtimin e viktimave – sipas prokurorisë dëshmojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe përfshirjen direkte të të akuzuarve në realizimin e një qëllimi të përbashkët kriminal”, thuhet në parashtresë. Provat gjithashtu përfshijnë rregullore, urdhra, detaje mbi operacionet dhe furnizimet. Ndërkohë, mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka bërë të ditur se do të paraqesë mocione për të hedhur poshtë disa ose të gjitha pikat e aktakuzës, duke i konsideruar provat të pabazuara dhe të njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …