Gjykata Speciale i kundërpërgjigjet Grenellit, jemi të përqendruar në mandat, pavarësisht presioneve politike

Gjykata speciale në Hagë kanë reaguar pas thirrjes së emisarit amerikan Richard Grenell për ndërprerjen e fondeve për këtë institucion. Gjykata ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj mandatit të saj, duke theksuar pavarësinë nga zhvillimet politike apo komentet publike. Deklarata vjen ndërsa procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet përfundimit, me dorëzimin e fundit të provave nga Prokuroria. Grenell kishte akuzuar Gjykatën për motivime politike dhe keqpërdorim fondesh. Megjithatë, nga Specialja u nënvizua se janë të përqendruar në zhvillimin e procedurave të drejta dhe të paanshme. Sipas ekspertit të drejtësisë, Amer Aliaj, deklaratat politike nuk pritet të ndikojnë në punën e Gjykatës, e cila financohet jo vetëm nga SHBA, por edhe nga shtete të tjera kontribuuese.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …