Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Gjykata Speciale, ka refuzuar edhe kërkesën e dytë e Hashim Thaçit për vizitë te babai, në Kosovë

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Hagë, Marjorie Masslot, ka refuzuar edhe kërkesën e dytë të Hashim Thaçit për ta vizituar të atin në Kosovë. Thaçi kërkoi lirimin e përkohshëm për një ditë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Mbrojtja argumentoi se rrethanat kanë ndryshuar që nga refuzimi i parë në janar 2025 dhe se masat mbikëqyrëse mund të zbusin çdo rrezik për arratisje ose ndërhyrje në drejtësi. Prokuroria  kundërshtoi kërkesën, duke theksuar se babai i Thaçit nuk është i shtruar në spital dhe se Thaçi mund të komunikojë me të përmes video telefonatave. Në vendim thuhet se liria e përkohshme për arsye humanitare është një masë përjashtuese dhe nuk u konstatua se gjendja e babait të Thaçit është kritike për të justifikuar lirimin. Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim, në Hagë, që nga nëntori 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …