Tema të tjera...
Sadik Halitjaha: UÇK-ja dhe Gjykata e Hagës: Mbrojtësit e lirisë përballen me akuza politike Hyrje:
10/02/2026
Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përsëritur thirrjen që, sipas saj, të akuzuarit të marrin “dënimin e merituar” mbi bazën e provave të paraqitura gjatë procesit. West theksoi parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se edhe figurat më të fuqishme duhet të japin llogari për veprat e tyre. Ajo deklaroi se Zyra e Prokurorit ka punuar për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të vendosur përgjegjësi individuale, duke e cilësuar këtë si themel të shtetit ligjor dhe drejtësisë ndërkombëtare. Sipas këtyre qëndrimeve kritike, balanca mes drejtësisë për viktimat dhe kontekstit të luftës çlirimtare mbetet pika më e debatueshme e këtij procesi, ndërsa vendimi përfundimtar i trupit gjykues pritet të jetë përcaktues jo vetëm juridikisht, por edhe në planin historik dhe politik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
