Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim lidhur me vazhdimin e paraburgimit për Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin

Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim lidhur me vazhdimin e paraburgimit për Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin. Paneli i Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga gjykatësit, Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti. Më 8 prill, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës”, tha zëdhënësi Michael Doyle. Sipas tij, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Gyiju  ka konstatuar se për dy të akuzuarit ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor si dhe i arratisjes. Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, kryetarja e Gjykatës më 5 prill caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me kërkesën referuese të të akuzuarve me të cilën kundërshtojnë ndryshimet në Rregulloren e Ndihmës Juridike nga Zyra Administrative. Më 8 prill, Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës”, tha Doyle.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …