Gjykata Speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën e dëshmitarit, Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat

Gjykata Speciale, në Hagë,  ka refuzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat, në gjykimin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Fondaj në fillim të seancës kërkoi avokat, pasi  është ndier i keqpërdorur. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith nuk është ngritur asnjë pretendim se dëshmitari ka kryer ndonjë krim dhe se nuk është përgjigjur në ndonjë formë që si rrjedhojë ta ketë inkriminuar veten. Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja tani unë do t’i përgjigjem disi pretendimeve tuaja. Që të caktojmë një avokat ne për dëshmitarin duhet të ketë arsye të forta që dëshmitari mendon se po e inkriminon veten dhe mendon se po e akuzojnë se është kryerësi i një krimi. Ky nuk është rasti ynë. Në asnjë moment nuk është ngritur ndonjë pretendim, je një person i nderuar. Askush nuk ka pretenduar që keni kryer krim apo që jeni përgjigjur në ndonjë formë që t’iu ketë inkriminuar në ndonjë formë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.  Gjyqtari, Smith e ka njoftuar dëshmitarin se kërkesa e tij për një avokat është rrëzuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …