leoni

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat, të dorëzuara më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, ishin të shoqëruara me garanci nga Policia e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve gjatë periudhës së lirisë së përkohshme. Megjithatë, Prokuroria e Specializuar e vlerësoi Policinë e Kosovës si të paaftë për të zbatuar masat e kërkuara dhe të nevojshme për mbikëqyrjen e treshes. Vendimi i gjyqtarëve Charles Smith, Christoph Bardhe, Guenaël Mettraux dhe Fergal Gaynor ende nuk është bërë publik, por është përmendur në kërkesën e kryeprokurores Kimberly West për vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit. Kjo është hera e dytë që Gjykata Speciale nuk i ka besuar Policisë së Kosovës për të siguruar të akuzuarit, pasi kërkesa e ngjashme e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm ishte refuzuar edhe në vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj, ka autoritet dhe rol përafrues në politikë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit në detyrë, Albin …