Kryetarja e gjykatës speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të refuzojë modifikimin e dënimit ndaj Haxhi Shalës, i dënuar me tre vite burg për vepra kundër administrimit të drejtësisë, pavarësisht se ai ka kryer 2/3 e dënimit. Sipas vendimit, Shala nuk ka shfaqur pendesë apo keqardhje lidhur me veprat për të cilat është dënuar dhe nuk ka dhënë asnjë tregues se nuk do të angazhohej në sjellje të ngjashme në të ardhmen. Raportet e Qendrës së Paraburgimit tregojnë sjellje të përgjegjshme dhe marrëdhënie miqësore me stafin, por mungesa e pendesës ka bërë që Trendafilova të mos konsiderojë zbutjen e dënimit të tij të përshtatshme. Kryetarja ka theksuar se natyra e veprave penale të Shalës, përfshirë ndikimin frikësues ndaj dëshmitarëve, nuk lejon lirimin me lehtësim, pavarësisht se ai ka pasur mbështetje familjare dhe shoqërore. Trendafilova ka njoftuar se mund të rivlerësojë çështjen pas dy muajsh, bazuar në raportin e ardhshëm nga administrata. Në të njëjtin rast, dy të akuzuarit e tjerë, Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, kanë përfituar ulje dënimi përmes shprehjes së pendesës dhe pranimit të fajësisë, duke treguar dallimin vendimtar mes tyre dhe Shalës. Vendimi thekson rëndësinë e pendesës dhe shkëputjes nga veprimet kriminale si element kyç për uljen e dënimeve në sistemin e Drejtësisë së Specializuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
