Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut anuloi vendimin për ekstradimin e Blerim Ramadanit

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup,  për ekstradimin e Blerim Ramadanit, ish-ushtar i UÇK-së, i kërkuar nga Serbia për krime lufte në Kosovë. Ky vendim ka çuar në kthimin e rastit për një shqyrtim dhe veprim të ri nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se nuk kishte bazë ligjore për ekstradimin e Ramadanit dhe ka kritikuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për mungesë të arsyetuar. Gjykata e Shkupit ka vendosur që procesi i ekstradimit të zhvillohet si procedurë e rregullt në përputhje me Ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe Konventën Evropiane për Ekstradim. Blerim Ramadani, i cili ishte nën arrest shtëpiak, ka arritur të arratiset më 14 gusht 2024. Ky zhvillim hap mundësinë që ish-ushtarët e UÇK-së të kërkuar nga Serbia të mund të arrestohen në Maqedoninë e Veriut, ndërsa çështja e Ramadanit mbetet e hapur për shqyrtim të mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …