Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme: Një person nuk mund të jetë njëkohësisht ministër dhe deputet – Kushtetuta është mbi gjithçka

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm një akt nënligjor të nxjerrë nga ministri dhe njëkohësisht deputeti Hekuran Murati, duke sqaruar se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht pozitën ekzekutive dhe atë legjislative. Në aktgjykim thuhet se një gjë e tillë bie ndesh me Kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Gjykatën Supreme, duke thënë se nuk është kompetente për të interpretuar Kushtetutën. Por, juristët theksojnë se të gjitha gjykatat e Republikës janë të detyruara ta zbatojnë Kushtetutën si ligj më i lartë i vendit, sidomos kur vendimet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin institucional. Si shembull, përmendet një vendim i fundit i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila anuloi një vendim të Komunës së Graçanicës për shpalljen e “Vidovdanit” si festë me ndikim të veçantë, me arsyetimin se ky veprim cenonte karakterin unitar dhe kushtetues të Kosovës. Në të dy rastet, gjykatat janë mbështetur në Kushtetutë si bazë për vendimmarrje. Ekspertët vlerësojnë se Kushtetuta është burimi i të gjithë sistemit juridik dhe duhet të zbatohet nga të gjitha organet gjyqësore, pavarësisht nivelit.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova aktualisht e sigurt, por SHBA-të mund të tërheqin trupat

Njohësi i politikave në Ballkan dhe profesor në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka vlerësuar …