KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë refuzon padinë kundër ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e dorëzuar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji që kishte për qëllim kundërshtimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike me 16.1 përqind. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Ardian Bajraktari, duke paralajmëruar se çështja do të dërgohet në Gjykatën e Apelit. “Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj ZRrE-së. Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, ka shkruar Bajraktari. Vendimi për rritjen e tarifave të energjisë u mor nga ZRrE më 11 prill, duke parashikuar një shtrenjtim mesatar prej 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, me përjashtim të atyre që jetojnë në katër komunat veriore të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …