Mbyllet Gjykata Ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë në Hagë të Holandës

Gjykatës Ndërkombëtare Penale i vjen keq për kërcënimet që ka marrë nga Rusia, për shkak të urdhër-arrestit për kryetarin Putin

Trupi legjislativ i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka deklaruar se i vjen keq për “kërcënimet” kundër tribunalit, lidhur me urdhër-arrestimin që e ka lëshuar për kryetarin  rus, Vladimir Putin. Ish-kryetari rus, Dmitry Medvedev, është raportuar të ketë përmendur shënjestrimin e Hagës me një raketë hipersonike, si hakmarrje për urdhrin ndaj Putinit. Moska zyrtare ka paralajmëruar  nisjen e  hetimeve penale ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, dhe disa gjyqtarëve tjerë, lidhur me vendimin e paligjshëm për të synuar arrestimin e Putinit për luftën në Ukrainë. Kryesia e Asamblesë së shteteve të anëtarësuara në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me gjithsej 123 anëtarë  ka thënë se ekzistojnë “kërcënime kundër Gjykatës, si dhe masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të saj”. Megjithatë, kjo Kryesi ka “rikonfirmuar mbështetjen e palëkundshme për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …