leoni

Gjykimi ndaj Vukotiqit drejt fundit – kërkohet dënim maksimal

Në seancën përfundimtare të gjykimit ndaj Zoran Vukotiq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, palët dhanë fjalët përfundimtare. Prokurorja Florije Saliu Shamolli tha se vrasjet dhe krimet janë vërtetuar me prova dhe dëshmi të dëshmitarëve, ndërsa përfaqësuesit e viktimave kërkuan dënim maksimal. Vukotiq përballet me katër aktakuza për krime në rajonin e Vushtrrisë gjatë vitit 1999, përfshirë vrasje brutale, terror dhe plaçkitje në Studime, ku u vranë 116 civilë shqiptarë. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen e katër civilëve dhe keqtrajtimin e 18 të tjerëve më 5 maj 1999, si dhe për vrasjen e 13-vjeçarit Burim Muli. Vukotiq përballet edhe me akuzën për dhunim seksual gjatë luftës. Më parë, ai ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj për torturë të civilëve në burgun e Smrekonicës. Avokati i tij tha se ky është gjykimi i tretë për të njëjtat akuza. Vendimi i gjykatës pritet së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla: Aksioni ndaj Trendafilovës ishte simbolik, jo për ta frikësuar – nuk është në traditën shqiptare

Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka sqaruar se aksioni …