Gjykata Speciale

Gjyqtarët e Speciales duhet të largohen nga detyra për shkak të “shpërdorimit të autoritetit”, thonë avokatët anglezë

Gjyqtarët për krimet e luftës duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”, thonë avokatët në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pohojnë se ndjekja penale e veteranit të luftës, Nasim Haradinaj që ka rrjedhur informacion është i motivuar politikisht. Avokatët britanikë po kërkojnë që dy gjyqtarët e lartë të krimeve të luftës të largohen nga postet e tyre për “abuzim me autoritetin” mbi ndjekjen penale të një sinjalizuesi kosovar, shkruan media prestigjoze angleze “The Telegraph”. Avokatët që përfaqësojnë veteranin e UÇK-së, Nasim Haradinaj argumentojnë  se një prej gjyqtarëve i informoi diplomatët e BE-së për rastin e tij në një mënyrë që minoi pavarësinë e rastit dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore. Ata pretendojnë se gjyqtari i dytë ka komprometuar pavarësinë e tij duke ushtruar presion politik mbi gjyqtarët e tjerë dhe duke sugjeruar që Brukseli po i ushtron presion për dënime mbi krimet e dyshuara të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …