leoni

Gjysmë viti pas arrestimit të Fadil Fazliut, reagon djali i tij: Liria nuk burgoset!

 Sot shënohen gjashtë muaj nga arrestimi i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, i njohur si “Zjermi i UÇK-së”, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë me urdhër të Dhomave të Specializuara. Procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkë të akuzuarve po vazhdon ende. Në këtë përvjetor të ndjeshëm, ka reaguar djali i tij, Fahri Fazliu, përmes një mesazhi emocional dhe përplot revoltë. U bënë 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje, Babloki jonë, Fadil Fazliu – Zjermi i UÇK-së. Larg nesh, larg atdheut që i shërbeve me përkushtim, dinjitet e zemër. Më dhemb padrejtësia që po përjeton, por besoj shumë në forcën tënde. Liria nuk mund të burgoset. E drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë fiton. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai. Fadil Fazliu është ndër të akuzuarit në rastin e dytë të ngritur nga Prokuroria Speciale, së bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, në lidhje me pengimin e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …