Global Fierpower ka publikuar indeksin e fuqisë ushtarake të shteteve të botës për vitin 2025, FSK-ja renditet e 141 nga 145 vende

Global Fierpouer i cili merret me analiza ushtarake, ka publikuar indeksin e fuqisë ushtarake për vitin 2025, për vende të ndryshme përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij indeksi,  Forca e Sigurisë së Kosovës, renditet e 141 nga 145 vende që janë të përfshira në këtë listë. Për dallim nga Kosova, Shqipëria renditet e 78-ta, Serbia e 63-ta, Kroacia e 74-ta dhe Mali i Zi i 127-ti. Në faqen zyrtare të Global Firepower thuhet se për të përcaktuar këtë renditje janë analizuar mbi 60 faktorë individual ku përfshihen sasia e njësive ushtarake, gjendja financiare e deri tek aftësitë logjistike dhe gjeografia. Dhjetë vendet me indeksin më të lartë të fuqisë ushtarake janë: Amerika, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia, Italia Indeksi i fuqisë ushtarake të FSK-së konsiderohet 49 mijë e 141.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …