GLSP: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet i detyrueshëm, pavarësisht mungesës së marrëveshjes politike

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Megjithatë, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka efekt të detyrueshëm juridik dhe duhet të zbatohet, pavarësisht zhvillimeve politike. Hulumtuesja e GLSP-së, Blerina Istrefi, tha se moszbatimi i vendimit do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe se aktgjykimi në fjalë ka vlerë precedenti për raste të ngjashme në të ardhmen. Ajo shtoi se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik i takon subjekteve politike, por kjo nuk e zbeh obligueshmërinë e vendimit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …