Duke shprehur mllefin dhe zemërimin kundër opozitës, si dhe frikën se po i ikën nga duart pushteti, Shefi PDK-së Adem Grabovci, i njohur për sharje e fyerje të bashkëluftëtarëve përmes telefonit, është shprehur i bindur se zëvendës-kryeministri Hashim Thaçi, do ta marrë postin e kryetarit dhe do ta mbajë atë deri në vitin 2022. Ne e kemi marrëveshjen me partner të koalicionit dhe ai është stabil. Nuk është shumë me rëndësi se kur do të votohet, por ai do të zgjidhet. Grabovci është shprehur i bindur se Hashim Thaçi do të vazhdojnë të jetë kryetar jo vetëm deri në vitin 2018 por deri në vitin 2022. Ky paragjykim naiv dhe prepotent sikur i shkon për shtati karakterit këtij politikani mendjemadh e profan, i cili është fatkeqësia numër një e krejt asaj katrahure që ka ndodhur dhe pritet të ndodh në PDK.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
