Shefat e Grupeve Parlamentare të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, filluan mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët e pranishëm në sallë. Edhe pse ata zyrtarisht nuk kanë treguar se për çfarë arsye po mblidhen këto nënshkrime, tashmë dihet se nënshkrimet e 40 deputetëve por merren për thirrjen e seancës së re për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës. Seanca e radhës, ku pritet të hedhet në votim zgjedhja e kryetarit të Kosovës, do të mbahet të premten e kësaj jave. Në seancë nuk ndodhet asnjë nga deputetët nga radhët e opozitës.
