leoni

Gratë ferizajase paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin publik për buxhetimin gjinor

Në kuadër të procesit të buxhetimit gjinor dhe hartimit të buxhetit komunal për vitin 2026, Komuna e Ferizajt ka mbajtur një dëgjim publik me pjesëmarrjen e grave.

Në këtë takim morën pjesë drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, si dhe drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Agnesa Hajredini.

Drejtorja Murati-Shabani theksoi rëndësinë e këtij takimi për identifikimin e nevojave specifike të grave dhe përfshirjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes buxhetore.

“Këto takime janë shumë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të kuptojmë saktë prioritetet që kanë gratë ferizajase,” u shpreh ajo.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrëset ngritën çështje që lidhen me përkrahjen për gratë në punësim, zhvillimin ekonomik, kujdesin ndaj fëmijëve si dhe sigurinë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …