leoni

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka reaguar sërish lidhur me ndalimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Grenell rikujtoi se ishte prokurori Jack Smith ai që lëshoi urdhrin për arrestimin e Thaçit në vitin 2020 – kohë kur administrata Trump po përpiqej të finalizonte një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë–Serbi. Është e turpshme që ai ende mbahet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Dhomat e Specializuara në Hagë, mes kritikash në rritje për zvarritje dhe mungesë transparence.

Kontrolloni gjithashtu

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 5 vjet burgim Milun Milenkoviqin, i njohur …