Grenell - Osmanit: Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen, vetëm kritika sepse nuk ishit në krye të saj

Grenell – Osmanit: Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen, vetëm kritika sepse nuk ishit në krye të saj

Ka vazhduar polemika e ashpër mes emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit, duke iu përgjigjur Grenellit në reagimin e parë, i kishte thënë se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por se as politikanët që kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit, e të cilët sipas saj e kanë shkatërruar atë. E këtij reagimi i është përgjigjur përsëri Grenell me anë të një postimi. Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit duke i thënë se problemi kyç nuk është gjatësia që një politikan është në detyrë. Sipas tij, problemi është tek marrja e autorësisë ose marrja e krediteve (meritave) për një gjë të caktuar. Sipas aludimit të Grenell, kjo është arsyeja pse Osmani nuk ka propozuar asgjë, por vetëm ka kritikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …