Grupi Parlamentar i AAK-së diskuton me mediat dhe shoqërinë civile për situatën e rëndë politike në Kosovë

Grupi Parlamentar i AAK-së diskuton me mediat dhe shoqërinë civile për situatën e rëndë politike në Kosovë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ka filluar një cikël diskutimesh për “situatën e rëndë politike në Kosovë” dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë. Sipas AAK-së, diskutimet e sotme do të fillojnë me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. “Kësaj here do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, sot, më datë 20 korrik, në orën 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …