Serbi, Aleksander Sinxheliq ka pranuar përpjekjet për grusht-shtet në Mal të Zi

Grupi prej 20 shtetasve serbë janë përpjekur ta arrestojnë kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi me anë të një komunikate ka njoftuar se grupi prej 20 shtetasve serbë ngarkohet për dy vepra kriminale, ndër të cilat është plani për arrestimin e kryeministrit Milo Gjukanoviq. “Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga fillimi i tetorit në Serbi dhe Mal të Zi është formuar organizatë kriminale me qëllim të ndikimit mbi pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv në Mal të Zi. Dyshohet se plani i kësaj organizate ka qenë që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, me përdorim të armëve t’i sulmojnë qytetarët e tubuar para Kuvendit të Malit të Zi dhe nëpunësit e Drejtorisë së Policisë, e pastaj të pushtojnë hapësirat e Kuvendit, me qëllim që të shpallin fitoren zgjedhore të partive të caktuara politike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Podgoricës.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …