Gunther Fehlinger: Vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë, synon shmangien e luftës në Ballkan

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, tha se turneu ballkanik i Shefit të CIA-s lidhet me përpjekjet për të shmangur një luftë të re në Ballkan, një synim i dëshiruar nga Rusia për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë. “Turneu ballkanik i drejtorit të CIA-s në rajon   kishte vetëm një mision për të shmangur luftën e re ballkanike në shtator 2024. Putin dëshiron që ajo luftë të shpërqendrojë vëmendjen dhe burimet e Amerikës nga fitimi i luftës në Ukrainë para nëntorit,” tha Fehlinger. Eksperti austriak shtoi se mesazhi i fundit nga Amerika është i qartë. Ajo nuk dëshiron që një kryeministër i Kosovës të krijojë një rast për konflikt që mund të ndezë një luftë të re në Ballkan, duke kërkuar ndërhyrjen ushtarake të Amerikës. Fehlinger kritikoi Kurtin për politikat e tij, duke theksuar se ai rrezikon të dëmtojë sigurinë dhe interesat strategjike të Kosovës nëse nuk i kthehet politikave pro-amerikane. “Nëse Kurti nuk do t’i rikthehet politikës pro-amerikane të Ballkanit, sigurisht që nuk do të qëndrojë më gjatë në krye të Kosovës. saktësoi eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …