Komisionari evropian, Johannes Hahn, kërkon nga politika në Maqedoni të vlerësojë verdiktin e qytetarëve në referendum

Hahn: Opinioni dhe publiku serb duhet të mësohen se duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare me Kosovën

Komisionari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i ka deklaruar “ Dojçe Velles” se tema e Kosovës është një temë e ndjeshme në Serbi. Ai ka shtuar më tutje se opinioni dhe publiku serb duhet të mësohet me faktin që pa gjetur një zgjidhje përfundimtare me Kosovën nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne kemi publikuar strategjinë e re për zgjerim në të cilën kemi specifikuar se të gjitha shtetet që duan të bashkangjiten, fillimisht duhet të zgjidhin konfliktet dhe paqartësitë e tyre, dhe ata duhet ta dijnë që kjo vlenë edhe për Kosovën edhe për Serbinë, për këtë arsye është e nevojshme edhe formulimi i një marrëveshjeje juridikisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, normalisht kjo do të kërkojë shumë takime mes palëve dhe opinioni serb duhet të përgatitet për një gjë të tillë. Presidenti i Serbisë në këtë rast po merr përgjegjësinë mbi vete mirëpo ai ka edhe rreziqet që e ngarkojnë atë, ka deklaruar në mes tjerash, Komisionari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …