Hajdar Beqa publikon letrën e Thaçit për NATO-n, e cila ka të bëjë me bashkëveprim, jo ndalim për FSK-në, në veri

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar kundër keqinterpretimeve për një letër të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, drejtuar NATO-s në vitin 2013. Ai e ka  publikuar atë për të sqaruar keqinterpretimet që, po bëhen nga Qeveria Kurti. Duket qartë se kjo letër nuk ndalon Forcën e Sigurisë së Kosovës nga ndërmarrja e misioneve në veri të vendit, por kushtëzon këto misione me bashkëveprimin me KFOR-in. Ai ka theksuar se në atë kohë, FSK-ja  nuk e kishte misionin e njëjtë sikur ka  sot dhe se deklaratat aktuale për këtë letër janë spekulime që synojnë të mbulojnë dështimet e Qeverisë, veçanërisht për parandalimin e sulmeve terroriste, në veri. Mjaft më me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhur fundi, ka shkruar Beqa, duke iu drejtuar qeveritarëve që, po e interpretojnë njëanshëm përmbajtjen e letrës

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …