Hakan Çavushoglu: Dorëzimi i 6 gylenisëtve është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës

Hakan Çavushoglu: Dorëzimi i 6 gylenisëtve është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Turqisë, Hakan Çavushoglu, është cituar të ketë deklaruar  se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës dhe kapja e gjashtë shtetasve, të terroristëve të FETO-s në Kosovë, është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës dhe se edhe zyrtarët në Prishtinë duhet ta konsiderojnë këtë gjë nga ky këndvështrim, raporton Anadolu Agency. “Situata që ndodhi në Kosovë është një e mirë e madhe që Turqia e bëri për sigurinë dhe të ardhmen e vendit. Vlerësojmë se do të ishte mirë që edhe kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë ta shohin këtë gjë nga ky këndvështrim. Pra, ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh. Këtë do ta kuptojnë më mirë me kohë, tha Çavushoglu në një takim me gazetarët në qytetin e Bursës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …