Xhavit Haliti

Haliti: Ka vend për rishikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar që Komisioni Qeveritar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane. Ai ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet para se Marrëveshja për Demarkacionin të shkojë në Kuvend. Kjo deklaratë e zyrtarit të PDK-së vjen në një kohë kur janë shtuar paralajmërimet e partnerëve të koalicionit qeveritar për miratimin e kësaj marrëveshje, për të cilën thonë se është parakusht për liberalizimin e vizave. Megjithatë, partnerët e koalicionit kanë nisur të sipërfaqin dallime sa i përket marrëveshjes për shënjimin e kufirit. Derisa LDK shprehet kategorike për miratimin e kësaj marrëveshje, zyrtarët e PDK-së konsiderojnë se ka ende hapësirë që ekspertët të thonë fjalën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …