Haliti: Vazhdojmë me planin e veprimit, duhet përfundimisht të mbrohemi

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë edhe këtë ditë të fundjavës është mbledhur, si çdo ditë tjetër, për të koordinuar masat dhe veprimet kundër pandemisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se është lajm i mirë shërimi nga COVID-19 i një pesëvjeçareje nga Komuna e Vitisë. Mirëpo, ai tha se përpjekjet duhet të vazhdojnë sipas planit dhe Komuna e Vitisë përfundimisht të mbrohet nga sëmundja. Në takim u vendos që të vazhdohet me masat e dezinfektimit në vendet më të frekuentuara si dhe me klorifikimin e rrugëve dhe hapësirave publike. Ndërkohë u tha se do të vazhdohet edhe me planin për mbështetje të komponentës sociale me gjëra ushqimore e artikuj higjienik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …