Brickos

MBAHET TAKIMI I SHTABIT TË POSAÇËM EMERGJENT NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Pas shfaqjes së rasteve të para me infeksionin COVID-19 në Komunën e Rahovecit, si Shtab i Posaçëm Emergjent, në takimin e mbajtur, është marrë vendim që:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm, për të dy pacientet, tashmë të vetizoluara dhe në bashkëpunim me IKSHP-në të bëjnë identifikimin e personave të kontaktit me të infektuarat me COVID-19. Kryetari Latifi ka thënë se tashmë, veçse jemi në proces të identifikimit për një pjesë të gjurmimit të kontakteve;

  • Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, të shtojë aktivitetin dhe pikat e kontrollit, të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ndaj qytetarëve të cilët tregohen të papërgjegjshëm dhe nuk respektojnë masat e rekomanduara nga ISHKPK dhe institucionet e tjera;

  • Nënshtabet lokale, me theks të veçantë në qytetin e Rahovecit, të mobilizohen dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve;

  • Inspektorati komunal dhe organet e sigurisë në Rahovec, të monitorojnë situatën dhe të ndërmirrën veprimet e nevojshme për të gjithë ata që nuk zbatojnë rekomandimet nga profesionistët shëndetësor, si dhe vendimet e marra nga Shtabi i Posaçëm Emergjent;

Ne nuk do të ndalemi duke punuar, që situatën ta mbajmë nën kontroll, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Të nderuar qytetarë, Zgjidhja e vetme për ta mposhtur virusin është të shmangim kontaktet me persona të tjerë e të mbajmë higjienën, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …