Hapet Manifestimi Tradicional “Ditët e Mërgatës” në Ferizaj me Ansamblin “Kastriotët”

Në një atmosferë festive, Komuna e Ferizajt ka hapur zyrtarisht manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës që i kushtohet mërgatës shqiptare.

Hapja solemne u mbajt në Sheshin e Qytetit, ku morën pjesë qytetarë të shumtë dhe mysafirë nga mërgata. Aktivitetin e nisi me një performancë të veçantë ansambli i njohur “Kastriotët”, ku grupi i fëmijëve solli në skenë valle dhe këngë tradicionale shqiptare, duke përcjellë emocione të forta dhe duke dëshmuar përkushtimin ndaj trashëgimisë kulturore kombëtare.

Ky manifestim, që tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës kulturore të Ferizajt, synon të forcojë lidhjen e bashkatdhetarëve me vendlindjen, duke promovuar kulturën, artin dhe identitetin kombëtar.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, duke theksuar se kjo ngjarje nuk është vetëm një festë kulturore, por edhe një urë simbolike që lidh brezat dhe rikthen kujtimet e vendlindjes për mijëra mërgimtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Emini emërohet nënkryetar për komunitete në Komunën e Ferizajt

Nën kryesimin e kryesuesit z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e …